Arrestohet shoferi që aksidentoi për vdekje këmbësorin

Durrësi

Arrestohet shoferi që aksidentoi për vdekje këmbësorin

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin Andrea Liko, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip "Ford", ka aksidentuar këmbësorin Asllan Dervishi, 77 vjeç, i cili si pasojë ndërroi jetë.

Uniformat blu arrestuan gjithashtu 32-vjeçarin, Fation Lleshaj, banues në Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin tip "Opel", në gjëndje të dehur nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim.

E më pas është përplasur me një mur rrethues, ku si pasojë është djegur pjesërisht automjeti me të cilën po qarkullonte.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat