Kokainë, pushkë sportive e fishekë manovër, policia aksion në Durrës

Durrësi

Kokainë, pushkë sportive e fishekë manovër, policia aksion në Durrës

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Policia e Durrësit vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Së fundi, policia ka proceduar penalisht katër shtetas, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të hetuarve është edhe një 32-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Volkswagen”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pushkë sportive, fishekë manovër dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me sende të kundraligjshme me vete, kanë evidentuar 2 raste të shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike dhe 1 rast të mbajtjes pa leje të armëve sportive.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, proceduan penalisht shtetasit:

M. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Volkswagen”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pushkë sportive, fishekë manovër dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë;

A. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij në lagjen nr.17, Durrës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa;

E. C., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan penalisht shtetasin e shpallur në kërkim, P. N., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 14.09.2021, i ka vënë zjarrin mjetit tip “Ford”, në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin e shtetasit F. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat