Të verbrit në protestë/ Durrës, kërkojnë kompensim financiar për energjinë elektrike

Durrësi

Të verbrit në protestë/ Durrës, kërkojnë kompensim financiar për energjinë elektrike

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 11:09
Foto

Adile Muka është një e verbër nga Durrësi, që sot ka dalë në protestë për të drejtat e saj. Ajo thotë se ndjehet papërkrahur, pa mbështetje, ndërsa situatën e të verbërve e vlerëson si kritike.

Një kategori e diskriminuar sociale, që nuk merr vëmendje nga askush.

Të verbrit protestuan, para bashkisë së Durrësit, për të drejtat e tyre që lidhen drejtpërdrejt me gjendjen social-ekonomike të kësaj kategorie. Ata kërkojnë njohjen e kompensimit financiar prej 648 lekësh në muaj nga ana e qeverisë për energjinë elektrike, kompensim ky që u është mohuar që nga viti 2015 kur u hoq fasha prej 300 kë. Një tjetër kërkesë është ajo e të pasurit akses falas në transportin publik siç e përcakton ligji, si dhe të punësohen në varësi të kushteve të tyre. Këto janë vetëm disa prej 7 kërkesave që 250 anëtarët e shoqatës së të verbërve kanë.

Pas protestës, një përfaqësi e tyre u takua me kryetaren e bashkisë Emiriana Sako.

Ndërsa ndjehen të përjashtuar dhe pa mundësi për të përballuar një jetesë normale, të verbërit kërkojnë vëmendje nga pushteti për të lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri, në të kundërt deklarojnë se do të përshkallëzojnë protestën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat