Ende pushues të shumtë në Durrës

Durrësi

Ende pushues të shumtë në Durrës

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Fillimi i Tetorit, me mot të mirë dhe temperatura të larta ka rikthyer pushues të shumtë në plazhet e Durrësit.

Të ardhur kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, vizitorët po shijojnë detin dhe shërbimet. Vetë ata pohojnë se do ta vizitojnë qytetin bregdetar përsa kohë të këtë diell.

Operatorët turistikë thonë se prenotimet nga pushuesit vijojnë edhe gjatë Tetorit.

Ndërsa sezonin veror te këtij viti operatorët e konsiderojnë si të suksesshëm, krahasuar me pasojat që la pas pandemia e koronavirusit 1 vit më parë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat