50-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe merr para dy këmbësorët në Durrës

Durrësi

50-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe merr para dy këmbësorët në Durrës

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Nja aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës pasditen e sotme.

Raportohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 2 këmbësorë ndërsa dëmtime ka marrë edhe shoferi i makinës.

Sipas policisë rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë ka aksidentuar M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat