​Durrës: Shoferi humb kontrollin e makinës, përplaset me murin rrethues të një banese

Durrësi

​Durrës: Shoferi humb kontrollin e makinës, përplaset me murin rrethues të një banese

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në Spitall, Durrës.

Një 53-vjeçar i identifikuar me inicialet A.T., ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi E.Gj., 28-vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat