Një 27-vjeçar nga Durrësi u arrestua pasi goditi me shkop bejsbolli një 54-vjeçar.
Shtetasi Endri Kolaci, edhe pse i dënuar me kusht dhe i dënuar për armëmbajtje pa leje përsëri nuk ka mundur ti qëndrojë larg telasheve.
Policia e Durrësit ka arrestuar në vendin e ngjarjes, Endri Kolacin, pasi për motive të dobëta ka goditur me shkop bejsbolli, A.L. 54 vjeç, banues në Durrës. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.