Durrës/ AIDA i prezanton EEN mundësitë që ky rrjet sipërmarrjes

Durrësi

Durrës/ AIDA i prezanton EEN mundësitë që ky rrjet sipërmarrjes

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 23:45

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) prezantoi para sipërmarrësve të qytetit të Durrësit Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve (EEN), një mundësi për SME-të për t’u bërë konkurruese në tregun europian.

Shqipëria u pranua në Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve (EEN) në vitin 2014. Pjesëmarrja në këtë rrjet u realizua në kuadër të Programit të Konkurrueshmërisë dhe Inovacionit me mbështetjen e Projektit të Bashkimit Europian për mbështetjen e SME-ve shqiptare për t’u bërë më konkurruese në tregun europian.

Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve është një mundësi shumë e mirë për NVM-të shqiptare në gjetjen e partnerëve strategjikë dhe zgjerimin në tregje të reja dhe ka si qëllim të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare që të shfrytëzojnë në maksimum mundësitë për të bërë biznes.

Ky rrjet në mbështetje të biznesit shërben si një one-stop shop për të gjitha nevojat e bizneseve në kërkimin e partnerëve ndërkombëtarë nga një databazë e cila përmban mbi 7,000 profile kompanish ku kompanitë shqiptare mund të gjejnë një partner potencial biznesi. Anëtarësimi në këtë organizatë do të lehtësojë aplikimin për fondet e BE-së për teknologjitë reja dhe do të ndihmojë në gjetjen e mënyrave për të financuar bizneset shqiptare për të përfituar sa më shumë nga Tregu Unik.

Krijimi i këtij konsorciumi ka si qëllim mbulimin e tre dimensioneve të bashkëpunimit: bashkëpunim biznesi, bashkëpunim teknologjik dhe bashkëpunim kërkimor, si dhe përfshirjen e institucioneve në nivel kombëtar dhe rajonal. Në këtë mënyrë mund të garantohet një rrjet i plotë shërbimesh të shtrira në të gjithë territorin e Shqipërisë duke plotësuar nevojat dhe kërkesat e kompanive shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat