Muzika lejohet deri në orën 23:00 në Shëngjin, masa kush shkel orarin

Durrësi

Muzika lejohet deri në orën 23:00 në Shëngjin, masa kush shkel orarin

Më: 12 korrik 2016 Në ora: 17:27
Shëngjini

Të gjitha lokalet e natës në zonën turistike të Shëngjinit po monitorohen nga Inspektoriati Mjedisor në Lezhë, me qëllim frenimin e ndotjes akustike.

Ky fakt është bërë i ditur nga kryeinspektori i Mjedisit në Lezhë Ferdinand Ndoj, sipas të cilit, prej nisjes së sezonit turistik, inspektoret janë shpërndarë në terren.

“Do të verifikojmë të gjithë lokalet që bëjnë muzike. Të gjithë ata që bëjnë muzikë tip diskoteke duhet të jenë të pajisur me leje mjedisi dhe do të jenë në monitorim për ndotjen nga zhurma”, tha ai.

Në zonën turistike të Shëngjinit, bashkia e Lezhës ka vendosur orarin për të qëndruar hapur lokalet e natës deri në 23:00, kush tenton të shkelë orarin e përcaktuar do të ketë masa ndëshkimore me gjobë, deri në procedim penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat