Flamur Gjuzi dhe ALUIZNI Durrës drejtuar prej tij, model i shërbëtorit të ligjit dhe të qytetarëve

Durrësi

Flamur Gjuzi dhe ALUIZNI Durrës drejtuar prej tij, model i shërbëtorit të ligjit dhe të qytetarëve

Nga: Arbër N. Hima Më: 14 gusht 2016 Në ora: 10:00
Flamur Gjuzi, Drejtor i ALUIZNI-t, Durrës

U ndala për të shkruar për  zyrën e ALUIZNI-t ( Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale )  në Durrës, të drejtuar nga z. Flamur Gjuzi; për punën , efikasitetin dhe përgjegjshmërinë për  t’i shërbyer ligjit, detyrës dhe rrjedhimisht qytetarëve në  aspektin më të ndjeshëm, me masiv dhe më problematik i akumuluar prej rreth 25vitesh, në atë të legalizimit të banesave të qytetarëve të ndërtuara gjatë kësaj periudhe.  Kishte vetëdeklaruar për legalizim banesën familja ime që në vitin 2006 dhe lejen apo legalizimin e morëm  për një kohë rekord prej një muaji nga koha që aplikova sipas kërkesës së ligjit në vitin 2015. Por si ne, po kështu i kanë legalizuar banesat dhe ndërtimet e tyre mbi 15 000 qytetarë brënda dy vitesh , rreth 7 herë më shumë se sa kanë legalizuar për 8 vite 2005-2013 ish-drejtorët e ALUIZNI-t, paraardhësit e Z. Gjuzi.

Pra, a nuk përbën ky fakt një motivim më se të arsyeshëm për të shkruar këtë shkrim edhe në shenjë mirënjohje e respekti për këtë punë të  Drejtorit  F. Gjuzi dhe të të gjithë stafit që ai drejton të Zyrës së ALUIZNI-t Durrës që është modeli më shëmbullor në Republikë për korrektësinë, profesionalizmin, përkushtimin , seriozitetin, mbajtjen e premtimit publik e qytetar, për përgjegjshmërinë  dhe ndershmërinë që e karakterizon të gjithe stafin e zyrës së ALUIZNI-t Durrës, dhe që fletë vetë fakti dhe rezultati i punës së drejtorit, z. Gjuzi dhe të administratës të drejtuar prej tij.

Qeverisja, deputetët, ministrat,drejtorët dhe administratorët e shtetit duhet të jenë, të punojnë dhe të sillen si shërbëtorë ndaj popullit i cili i zgjedh në drejtimin e shtetit dhe të punëve të tij dhe që paguhen prej taksapaguesve shqiptarë.

 Më së shumti në këto vite tranzicion populli është i pakënaqur nga mënyra se si ai është keqqeverisur nga të zgjedhurit e tij, nga politika e pushteti, dhe me këto publiku është tejmbushur dhe i coroditur dhe shumë i pakënaqur dhe i stresuar.

Mirëpo ka dhe njerëz e individë të cilët kanë sedrën dhe e ndjejnë rolin dhe përgjegjësinë për të zbatuar ligjin, për t’i shërbyer shtetit dhe qytetarit, pra thjesht për të bërë detyrën si civile dhe shtetërore e ligjore që i takon dhe për të cilën paguhet.

Pra duke vëzhguar, vërejtur e peshuar punën, pergjegjshmërinë dhe sidomos rezultatin  por edhe duke bërë krahasimin ne konstatojmë ndryshimin si për mirë ashtu edhe për në të keq. Ashtu sikurse bëjnë qytetari dhe publiku kritikën, denoncimin dhe ndëshkimin demokratik e mediatik  për atë se cfarë politika e pushteti bën keq ashtu edhe duhet bërë vlerësimi, i duhet dhënë mirënjohje individëve pozitivë dhe të përkushtuar në kryerjen e punëve dhe të detyrave shtetërore dhe publike të paktën që t’i inkurajojmë ata, por që edhe i nxitim  të tjerët  që të ndreqen e t’i shërbejnë  qytetarit,  publikut  dhe shtetit me devotshmëri e përgjegjësi, ashtu  si duhet dhe si e kerkon interesi i publikut, shtetit dhe  qytetarit sipas dhe ne perputhje me ligjin.

Dhe ky është dhe qëllimi se përse u ndala shkurtimisht me këtë shkrim  për modelin  shëmbullmirë, për punën, për përgjegjshmërinë dhe për përkushtimin civil, qytetaresk, komunikativ dhe rezultativ të Drejtorit Gjuzi dhe të stafit që ai drejton.

Qytetari dhe publiku duhet që me anë të gjykimit e peshimit të bëjnë vlerësimin për punën dhe rezultatet qe japin shtetaret dhe administratoret në shërbimin dhe ne punet publike dhe te interesit publik. Ai, pra qytetari, votuesi e publiku duhet t’u besojnë njerëzve  te tille votën, besimin, pushtetin dhe qeverisjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat