Bylykbashi: Rama tallet me durrsakët

Durrësi

Bylykbashi: Rama tallet me durrsakët

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 13:40
Durrësi

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar ndaj postimit të kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësonte qytetin bregdetar si shembull domethënës të Rilindjes Urbane. Për Bylykbashin, Rama tallet me durrsakët, pasi plazhet ua ka lënë pa ujë dhe pa drita.

Bylykbashi thotë se PS, që kur ka marrë qeverisjen lokale në Durrës më 2000, e ka kthyer qytetin e Durrësit në katrahurë. “Kryetarët e bashkisë socialiste që e morën qeverisjen që në vitin 2000 dhe kanë bërë këtë katrahurë. Ata e bënë këtë! Le të dalë e të guxojë njeri të thotë të kundërtën”, shkruan deputeti i PD-së në “Facebook”.

Oerd Bylykbashi thotë se Durrësi ka qenë qytet madhështor në lashtësi, ndërsa tani është kthyer në vend të mjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat