Riorganizimi i urgjencave - Durrës, autoambulancat me GPS në të gjithë qarkun

Durrësi

Riorganizimi i urgjencave - Durrës, autoambulancat me GPS në të gjithë qarkun

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 22:18
ilustrim

Në Durrës do të nisë javën e ardhshme riorganizimi i shërbimit të urgjencës, dhe për këtë arsye janë vënë në dispozicion 9 autoambulanca të monitoruara me sistemin elektronik gjurmimi satelitor (GPS). Ky sistem do të mundësojë kontroll të mjeteve për të shmangur vonesat në rastin e thirrjes nga qytetarët.

Beqaj: Deri më tani, në gjithë qarkun ne kemi 4 autoambulanca. Nga 1 tetori do të kemi njëherësh 9 autoambulanca. Janë përcaktuar pikat ku do të kenë vendndodhjen.

Autoambulanca nuk do të ketë vetëm në spitalin e durrësit, por edhe në Shijak, në Sukth, në zonën e Gjirit të Lalzit, në Krujë, Fushë-Krujë, Cudhi dhe Ishëm.

Beqaj: Është i ndarë gjithë territori i qarkut në bazë edhe të rrjetit rrugor me zona, me radhë, e mbulojnë territorin, pra zonat ku njerëzit jetojnë në mënyrë të përhershme, në mënyrë të tillë që distancat të mos kalojnë 25 kilometrat.

Shërbimit të Urgjencës, i shtohen 15 infermierë dhe 15 shoferë për të mbuluar nevojat e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat