Ekstremizmi i dhunshëm, Peleshi: T’u ofruar të rinjve arsim profesional

Durrësi

Ekstremizmi i dhunshëm, Peleshi: T’u ofruar të rinjve arsim profesional

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 09:45
Niko Peleshi

Në një aktivitet të zhvilluar në qytetin e Durrësit për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, zëvendëskryeministri Niko Peleshi, është shprehur se narrativa është arma e fortë për të luftuar këtë fenomen.

Ai tha se është një sfidë e madhe të konkurrohet oferta e errët e ekstremizmit me ofertën për arsim dhe punësim.

“Sfida e madhe është që ta konkurrojmë ofertën e errët ekstremiste me ofertën tonë të re të arsimit profesional. Pra narrativa për të rinjtë, ajo është arma më e fortë kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Ne duhet t’i ofrojmë çdo të riu axhendën, për ditën, muajin, vitin dhe jetën. Pra t’i ofrojmë një narrativë për të ardhmen. Gratë përbëjnë kategorinë që varet suksesi i këtij ballafaqimi, ato ashtu si dhe mësuesit kanë rol vendimtar në edukimin e brezit të ti dhe mbajtjen e të rinjve larg ekstremizmit”, tha Peleshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat