Janar – gusht 2016: Ne portin e Durresit përpunohen 347 anije dhe 717 tragete me afro 2.3 milion ton mallra

Durrësi

Janar – gusht 2016: Ne portin e Durresit përpunohen 347 anije dhe 717 tragete me afro 2.3 milion ton mallra

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 18:48
Porti i Durresit

Në periudhën janar-gusht të këtij viti, në portin e Durrësit janë përpunuar 347 anije tregtare dhe 717 tragete, me një vëllim të përgjithshëm prej 2.256.230 ton gjithsej.

Tragetet kanë transportuar 492.360 ton mallra, ose 1 për qind më shumë se e njejta periudhë e vitit të kaluar.

Gjatë këtyre 8 muajve janë përpunuar 1 milion e 548 mijë ton mallra importi, shifër 18 për qind më e lartë krahasuar me 8-mujorin e vitit  2015, ndërsa janë nisur me anije dhe tragete afro 708 mijë ton mallra eksporti, me një rënie prej 27 për qind.

Çimento dhe llamarinat mbeten mallrat kryesorë të eksportit, ndërsa në importet dallohen qymyri koks, tubat e çelikut, prokatet, plehrat kimike, nitrati,  dhe skrapi, etj.

Në kalatën 6 janë përpunuar 131 anije me 75.329 kontejnerë TEU me mallra të ndryshme, ose 6.472 kontejnerë më shumë se në periudhën janar-gusht 2015. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat