Rindërtohet skena, ekspertët: Ja kur u dëmtua avioni i ulur në Ishëm të Durrësit

Durrësi

Rindërtohet skena, ekspertët: Ja kur u dëmtua avioni i ulur në Ishëm të Durrësit

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 12:25
Avioni

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi që po zhvillohet në lidhje me rrëzimin e avionit në Ishëm të Durrësit që do të transportonte qindra kilogramë kanabis sativa nga Shqipëria në Itali.

Ekspertë të aviacionit shqiptar të cilët janë thirrur nga Prokuroria në ndihmë të hetimit, kanë konfirmuar deklarata e dhëna nga piloti italian për dëmtimin e avionit në tentativë gjatë ngritjes nga pista ku ishte ulur në Ishëm.

“Ekspertët konstatojnë se lëvizjet e fundit të avionit janë me drejtim nga deti (nisur nga pozicioni i përplasjes së avionit dhe dëmtimeve të tij)”,- thanë burimet nga hetimi i çështjes, shkruan Panorama.

Kjo shton dyshimet se avioni është ulur pa probleme dhe dëmtimet te rrota duhet t’i jenë shkaktuar gjatë udhëtimit të kthimit për në Itali, më saktë pas kthimit në pistë dhe tentativës së ngritjes me qëllim fluturimin drejt Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat