Kërcënonte gruan pas ndarjes, arrestohet 28-vjeçari nga Durrësi

Durrësi

Kërcënonte gruan pas ndarjes, arrestohet 28-vjeçari nga Durrësi

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 12:36
Ilustrim

Një 27-vjeçare nga Durrësi ka denoncuar ish-bashkëshortin, i cili për rreth dy vjet pas divorcit e ka kanosur përmes telefonit dhe rrjetit social “Facebook”, duke i kërkuar marrëdhënie intime.

“Në ditët kur i nxirrja fëmijën në takim, vijonte njëlloj si të ishim ende bashkë dhe kërkonte të kryenim marrëdhënie seksuale, por nuk ndalej aty. Më kërcënonte dhe në telefon dhe ‘Facebook’ ”, shprehet gruaja në fjalë.

Ish-bashkëshorti, shtetasi F.D, rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penalë për veprën “dhunim i pronës private” dhe “dhunë në familje”.

Para policisë, gruaja nuk ka pranuar se është dhunuar fizikisht, por ka thënë se kanosja ka qenë verbale, duke mos pranuar t'i nënshtrohet vizitave mjekësore.

Ndaj 28-vjeçarit nisi procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Kanosje”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat