Prishen dy vinça, bllokohet ngarkim-shkarkimi në Portin e Durrësit

Durrësi

Prishen dy vinça, bllokohet ngarkim-shkarkimi në Portin e Durrësit

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 17:42
Ilustrim

Prej afro një javë, ne terminalin e konteinereve te Portit te Durrësit është bllokuar puna në sektorin e shkarkim-ngarkimin të anijeve me konteniere.  Shkak është bërë prishja e të 2 vinçave që shërbejnë për ngarkim-shkarkimin e anijeve, në pronësi të një prej kompanive koncesionare që operon në port.

Të kontaktuar nga media, drejtuesit e autoritetit portual e kanë konsideruar alarmante situatën, ndërsa theksuan se do të ndërshkojnë me saksione të rënda firmën koncesionare, e cila nuk po i përmbahet kontratës me APD-në.

Prishja e vinçave thonë përfaqësues të portit, mund tu shkaktojë dëme të mëdha financiare anijeve që presin të përpunohen, ndërsa një pjesë e tyre janë larguar nga Porti i Durrësit, për shkak të këtij problem.

Në kalatë ndodhen disa anije transporti, që presin për t’u përpunuar, ndërsa anija “Aziatik Liberi” e ngarkuar me kontenier qëndroi në pritje për t’u shkarkuar tri ditë dhe më pas u largua bashkë me ngarkesën.

Ekspertë të firmës koncesionare pohojnë se defekti nuk mund te rregullohet dhe rrezikohen seriozisht linjat e konteniereve.

Terminali i konteniereve është koncesion i “Durrës kontenier terminal”, i cili ka detyrim ligjor që të ketë mjet në dispozicion 24 orë në ditë, sipas kontratës të firmosur me Ministrinë e Transporteve. Në këto kushte, Autoriteti Portual thotë se është detyruar të vërë në punë një nga vinçat e tij, për të zhbllokuar situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat