Makinës i vendosin eksploziv në Durrës

Durrësi

Makinës i vendosin eksploziv në Durrës

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 19:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Një makinë ka shpërthyer në flakë pasi i është vendosur eksploziv.

Lajmi është konfirmuar nga policia e Durrësit, ku thuhet se rreth orës 18:15, në lagjen Nr.1 dyshohet se kanë vendosur një sasi të vogël lënde eksplozive në pjesën e përparme të mjetit tip Fuoristradë me targa AA 780 OL, në pronësi të shtetasit A.S. banues në Durrës, pa precedentë penalë.

Po ashtu, policia bën me dije se në momentin kur ka shpërthyer lënda plasëse, automjeti ka qenë i parkuar.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme të vogla material, pa pasoja në njerëz.

Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat