6 ton ndihma ushqimore për familjet në nevojë në Sukth

Durrësi

6 ton ndihma ushqimore për familjet në nevojë në Sukth

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 18:59
Në zonën e Sukthit në Durrës u shpërndanë pako ushqimore

Festat e fundvitit nxisin nismat solidarizuese në ndihmë të shtresave në nevojë.

Vetëm në zonën e Sukthit në Durrës u shpërndanë në total 6 ton pako ushqimore për t’i krijuar mundësi familjeve në nevojë që të festojnë normalisht festat e fundvitit.

Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Shoqatën “Vizion OJF” shpërndanë pako ushqimore për familjet në nevojë, familjet me pjesëtarë invalidë dhe familjeve me kryefamiljare gra në zonën e Sukthit.

Në total u shpërndanë 6 ton pako ushqimore për t’i dhënë mundësi të gjithë këtyre familjeve të festojnë normalisht festat e fundvitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat