Lirimi i Lul Berishës - Apeli i Durrësit lë në arrest ish-drejtorin e burgut, Astrit Kotja

Durrësi

Lirimi i Lul Berishës - Apeli i Durrësit lë në arrest ish-drejtorin e burgut, Astrit Kotja

Më: 6 janar 2017 Në ora: 19:42
Astrit Kotja

Gjykata e Apelit Durrës konfirmon masen e “arrestit në burg” për ish-Drejtorin e burgut Durrës, Astrit Kotja, i arrestuar pak javë më parë në vijim te hetimit qe nisi Prokuroria Durres per lirimin me kusht të të denuarit Lulzim Berisha.

Ish-kreu i burgut Durrës dhe ish-juristi akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”.

Prokuroria thotë se “rezulton se Drejtori i Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgut) dhe juristi i këtij institucioni, kanë llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit të burgim të të dënuarit Lulzim Berisha”.

Në bazë të shqyrtimit të dosjeve përkatëse të burgut Durrës, Prokuroria ka arritur në konkluzionin se të dënuarit Lulëzim Berisha duhej të kryente edhe të paktën 2 vjet e 7 muaj burgim, para se të mund të përfitonte nga parashikimet ligjore për lirimin me kusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat