Familjarët e të dënuarve në Durrës: Burgu pa ujë, as për të pirë, as për t'u larë

Durrësi

Familjarët e të dënuarve në Durrës: Burgu pa ujë, as për të pirë, as për t'u larë

Më: 11 janar 2017 Në ora: 07:54
Familjarët e të dënuarve në Durrës

Të afërmit e rreth 300 të dënuarve dhe të paraburgosurve që gjenden në IEVP-në e Durrësit, kanë ngritur shqetësimet e të afërmve të tyre. Me bidonë në duar, ata kanë shkuar sot në burg për t’iu dërguar ujë. Prej ditësh burgu është pa ujë, as në dushe e as për të pirë, aq sa gjendja konsiderohet shumë e rëndë deri në përhapje të sëmundjeve infektive nga ana e të dënuarve.

Polici roje tha se drejtori nuk ka asgjë për të thënë dhe kërkoi që gazetarët të largohen nga dera para këtij institucioni të vuajtjes së dënimit.  

Moti i keq ka shkaktuar pezullim të seancave gjyqësore në gjykatën e Durrësit për personat e dënuar dhe ata në paraburgim. Tetë të dënuar dhe të paraburgosur që kishin seancat gjyqësore ditën e sotme, nuk janë paraqitur në gjykatë, sepse automjetet që bëjnë transportin e tyre kanë pësuar defekte në çarje tubash nga ngrica dhe acari.    

Po kështu, të dënuarit pohuan se i gjithë burgu ka mbetur pa ujë të pijshëm dhe pa ujë në dushe prej disa ditësh.

Kjo situatë ka ardhur pas arrestimit të drejtorit të burgut Astrit Kotaj, i akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me lirimin e Lulzim Berishës dhe shpalljen në kërkim policor të ish-juristit të burgut Tedi Labi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat