Policia ‘pushton’ Durrësin, ç’po ndodh në qytetin bregdetar?

Durrësi

Policia ‘pushton’ Durrësin, ç’po ndodh në qytetin bregdetar?

Më: 17 janar 2017 Në ora: 13:51
Policia e Durrësit

Policia e Durrësit, ka ndërmarrë një aksion të gjerë ditën e djeshme për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale. Për këtë arsye, ka Intensifikuar kontrollet në terren, automjeteve, personave me precedentë penale, personat në kërkim apo për sende të kundërligjshme.

Mësohet se gjatë këtij operacioni, i cila ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit janë kontrolluar 45 automjete dhe 6 lokale.

Po ashtu, policia bënë me dije se janë shoqëruar 18 persona për verifikim, si dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të S.M. 23 vjeç, banues në Durrës; O.Gj. 23 vjeç, banues në Durrës; N.M. 25 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu është shpallur në kërkim  dhe po punohet për kapjen e E.N. 26 vjeç, banues në Durrës. Në lagjen Nr.13, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Mercedes Benz, (në mbështetësen e krahut), më drejtues S.M. dhe pasagjerë O.Gj. dhe N.M.  u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

• një revolver i markës ZASTAVA, me mulli;

• automjeti tip Mercedes Benz.

Personi i shpallur në kërkim është poseduesi I armës dhe njëkohësisht pronari i automjetit ku u gjet arma e zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ”parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

Kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë dhe rendit në qytet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat