Defekti në Portin e Durrësit, OSHEE rikthen energjinë

Durrësi

Defekti në Portin e Durrësit, OSHEE rikthen energjinë

Më: 21 janar 2017 Në ora: 18:16
OSHEE

Një grup i ngritur nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) si dhe specialistë të portit të Durrësit që merren me mirëmbajtjen e energjisë elektrike, kanë punuar për orë të tëra derisa kanë mundur të rikthejnë energjinë elektrike në mesditën e së shtunës.

Një defekt i rëndë në rrjetin qëndror të furnizmit me energji elektrike të Autoritetit Portual të Durrësit paralizoi të shtunën, punën për më shumë se 5 orë në të gjitha shërbimet që merren në portin më të madh të vendit.

Për këtë asnjë prej agjencive doganore nuk kanë mundur tu ofrojnë shërbim qytetarëve të ndryshëm si dhe drejtuesve të automjeteve të cilët kanë pritur në radhë për orë të tëra për të kryer zhdoganimin e mallrave dhe të mjeteve që ishin futur në port prej orëve të mëngjesit.

Aktualisht gjithçka është stabilizuar dhe puna vijon normalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat