Durrësi, inxhinieri: Defekte në rrjet, banorët pa ujë të pijshëm

Durrësi

Durrësi, inxhinieri: Defekte në rrjet, banorët pa ujë të pijshëm

Më: 22 janar 2017 Në ora: 16:07
ilustrim

Në lagje të ndryshme në qytetin e Durrësit vijojnë të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm dhe si pasojë e mungesës se ujit, shpesh banorët detyrohen t’i drejtohen çezmave publike brenda ndërmarrjes së ujësjellësit.

Inxhinieri i ujësjellësit Gerald Dauti në një intervistë për Neës24 reagoi pas shqetësimit të shumë banorëve të Durrësit. Dautaj thotë se “defektet kanë qenë të shumta në rrjetin e shpërndarjes së ujit ndërsa në disa zona ka edhe përzierje të ujit të pijshëm me ujërat e zeza”.

Sipas përfaqësueseve të ndërmarrjes se Ujësjellësit sapo situata e furnizimit të jetë stabilizuar në qytet brigadat e riparimeve do të përqendrohen dhe në zonat problematike për furnizimin me ujë siç është Plazhi, Spitalla dhe Porto Romano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat