Ky është tmerri i Durrësit, “skifteri” Aleks që ka bërë kërdinë dhe ua ka futur sy më sy

Durrësi

Ky është tmerri i Durrësit, “skifteri” Aleks që ka bërë kërdinë dhe ua ka futur sy më sy

Më: 26 janar 2017 Në ora: 21:01
Pamje nga video

Ai quhet Aleks dhe nuk mund të themi me siguri se nga është me origjinë, ama ajo që dimë dhe e dëshmojmë janë vjedhjet që ky djalosh i ri në moshë ka bërë në qytetin e Durrësit. Ai ka nisur të punojë në një dyqan elektronike dhe që ditën e parë ka vjedhur me shumicë gjithë ç’ka gjetur përpara.

Bëhet fjalë për xhepat dhe paratë e punonjësve të dyqanit. Për fat të mirë është detyruar të kthejë në mënyrë paqësore shumën e vjedhur që ditën e dytë, pasi gjithçka ishte kapur nga kamerat e sigurisë. Është detyruar të lejë punën, por jo zanatin.

Vjedhjen e radhës e ka bërë në një dyqan elektronike po në Durrës, në një qendër të madhe tregtare. Është kjo që duket në videon e mëposhtme. Me qetësi dhe pa iu dridhur qerpiku e merr telefonin smartfon, e fut në xhep, në sy të njerëzve, bën një xhiro dhe më pas largohet nga dyqani.

E njëjta situatë është përsëritur edhe në një dyqan tjetër, por policia nuk bën asnjë gjë për ta vënë në pranga, edhe pse të gjitha rastet janë të dëshmuara dhe denoncuara. Bëni kujdes pasi një ditë edhe ju mund të bini pre e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat