Dako i ndan sheshit edhe 1.5 miliardë lekë të tjera

Durrësi

Dako i ndan sheshit edhe 1.5 miliardë lekë të tjera

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 07:58
Kryebashkiaku i Durrësit Dako

11.8 miliardë lekë ka planifikuar Bashkia e Durrësit për investimet në infrastrukturën rrugore për vitin 2017, deri në 2019.

6.4 miliardë lekë janë planifikuar të shpenzohen për këtë vit, për ndërtimin e rrugëve, shesheve e fasadave në 23 projekte të ndryshme brenda qytetit dhe në 24 projekte të tjera në zonën rurale, në 5 ish-njësitë e tjera vendore që ju bashkuan një vit më parë bashkisë bregdetare.

Bashkia do të vijojë të financojë  ndërtimin e sheshit “Veliera”  këtë vit kalendarik në fazën e dytë me 1,5  miliardë lekë dhe për fazën e tretë me 1 miliardë lekë të tjera, ndërsa për sheshin tek Mauzoleumi janë akorduar 1 miliardë lekë, ndërsa 200 milionë shkojnë për asfaltin e rrugës “Pavarësia” në plazhin e Durrësit. Pjesa tjetër e fondeve të 2017, shkojnë për rrugët e brendshme të qytetit.

Kryebashkiaku Dako në një dalje publike, ka bërë të ditura të gjitha investimet në rrugë, sipas çdo zone të qytetit. Ndër investimet e pritura janë disa rrugë shumë problematike siç është ajo tek ish-kirurgjia e vjetër, rrugët në zonën e Shkozetit, në lagjen numër 18 etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat