Stuhia e fortë në Durrës krijon amulli në port, përplasen disa anije

Durrësi

Stuhia e fortë në Durrës krijon amulli në port, përplasen disa anije

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 15:58
Porti i Durrësit, pamje arkiv

Moti i keq, stuhia e pazakontë dhe shirat e shumta ka shkaktuar një incident në portin e Durrësit.

Një anije është përplasur me tre peshkarexha.

Për pasojë 2 peshkatarë mbetën të lënduar dhe u dërguan me urgjencë drejt spitalit të Durrësit.

Mësohet se peshkatarët kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, por pa pasoja serioze për jetën.

Anija e mallrave “Fides” është përplasur me tre peshkarexha, ndërsa si rezultat kanë mbetur të plagosur dy peshkatarë.

Peshkarexha "Karmela" është dëmtuar më tepër se 2 të tjerat, ndërsa trageti nuk ka pësuar dëmtime.

Forcat e Sigurisë Portuale kanë marrë masa për stabilizimin e situatës së krijuar nga stuhia detare dhe fortunali i mesditës së sotme.

Ndërkaq, anija “Fides”, e cila kishte përfunduar shkarkimin u largua nga porti sipas programit të paracaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat