Zbulimi arkeologjik në Durrës, pezullohen punimet tek sheshi 'Veliera'

Durrësi

Zbulimi arkeologjik në Durrës, pezullohen punimet tek sheshi 'Veliera'

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 08:03
Zbulimi arkeologjik në qendër të Durrësit

Pas protestës së shoqërisë civile në themelet e Torrës Veneciane javën e shkuar, punimet janë ndërprerë në një pjesë të sheshit “Veliera”, pikërisht aty ku gjendej lulishtja me skulpturat e disa këngëtarëve të huaj. 

Disa arkeologë po monitorojnë punimet që prej së shtunës së javës së shkuar, ndërsa pjesa tjetër e asaj çfarë është zbuluar në këtë shesh është varrosur. 

Themelet e godinës së periudhës osmane të zbuluara dje janë gjetur pranë murit, pjesë e sistemit të fortifikimit të periudhës Bizantine, pranë Torrës Veneciane. 

Arkeologët pohuan jashtë kamerës se ata po ndjekin hapat ligjorë të dokumentimit të zbulimit. Se çfarë do të ndodhë më tej mbetet ende e paqartë, pasi arkeologët duhet në fillim të dokumentojnë zbulimin e nxjerrë në dritë.

Të shtunën e kaluar protestoi shoqëria civile për këtë projekt që po vë në zbatim bashkia e Durrësit, përfaqësues të së cilës kallëzuan penalisht në prokurori kreun e bashkisë, Vangjush Dako dhe e paditën në Gjykatën Administrative për ndërprerje të punimeve, me pretendimin se zbulimet arkeologjike ishin varrosur poshtë betonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat