Vëllai i Nishanit largohet nga posti i zëvendësprokurorit të Durrësit

Durrësi

Vëllai i Nishanit largohet nga posti i zëvendësprokurorit të Durrësit

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 23:21
Bujar Nishani

Vëllai i Presidentit të Republikës Sokol Nishani është larguar nga posti i zv/ prokurorit në Durrës, ndërsa si motiv është dhënë struktura organizative e institucionit.

Organika e re parashikon që prokuroria e Durrësit të jetë me një zv/ prokuror dhe jo me dy sikur ka qenë deri tani dhe ai që është larguar është vëllai i kryetarit të KLD.

Me hyrjen në fuqi të organikës së re të miratuar nga Kryeprokurori dhe firmosur nga drejtuesi i prokurorisë së Durrësit Sokol Nishani u largua nga pozicioni i zv/prokurorit duke qenë tashmë prokurori i thjeshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat