Digjet gjatë natës makina e biznesmenit në Durrës

Durrësi

Digjet gjatë natës makina e biznesmenit në Durrës

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 11:17
Pamje nga video

Digjen dy automjete në orët e para të mëngjesit në Durrës. Automjetet e përfshira nga flakët kanë qenë të parkuara në lagjen nr.1 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë në fillim njërën makinë, që rezulton në pronësi të një biznesmeni nga Durrësi e më pas flakët janë përhapur edhe tek automjeti tjetër.

Banorët e lagjes kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësen, efektivët e së cilës janë angazhuar në shuarjen e flakëve.

Siç duket edhe nga pamjet ekskluzive që sjell DurrësLajm, makina e përfshirë nga flakët është një Audi me targa AA672 GK. Ndërsa automjeti tjetër më pak i dëmtuar ka targa AA 670 HD.

Nuk dihet ende nëse shkaqet e zjarrit kanë qenë rastësore apo të qëllimshme. Automjeti është shkrumbuar tërësisht në pjesën e përparme të tij.

Sipas informacioneve të para nga policia, dyshohet se zjarri që ka përfshirë makinën e biznesmenit është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë hetimet vazhdojnë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat