Tjetër skandal në Durrës/ Dherat e gërmimeve nga "Veliera" derdhen në det

Durrësi

Tjetër skandal në Durrës/ Dherat e gërmimeve nga "Veliera" derdhen në det

Më: 16 mars 2017 Në ora: 18:06
Punimet në sheshin “Veliera”

Ndërsa punimet në sheshin “Veliera” janë duke vijuar me ritme shumë të shpejta për ndërtimin e tunelit nëntokësor, të gjitha dherat që dalin nga hapja e trashesë së rrugës, vijojnë të hidhen në det, në afërsi të portit të ri të peshkimit.

“Durrës Lajm” sjell pamjet ku shihet qartë që mjetet e rënda viojnë të hedhin në det dherat që dalin nga gërmimet, duke përfituar tokë në kurriz të detit.

Punimet vijonë me ritme të larta në tre turne, pavarësisht kundërshtive të shoqërisë civile. Vija bregdetare është duke ndryshuar strukturën e saj dhe në vendin ku po grumbullohen dherat e sheshit “Veliera” pritet që të ndërtohet një parking i madh për mjetet në këtë zonë sipas fjalës së kryebashkiakut Vangjush Dako.

Projekti Veliera ka hasur në kundërshti të mëdha pas zbulimit të një strukture të një godine të shekullit të XV.

Shqëria civile dhe PD në Durrës kanë ngritur zërin për prishje të nëntokës dhe arkeologjisë  së qytetit bregdetar, ndërsa bashkia ka shprehur vullnet të hekurt për ta çuar deri në fund me finalizimin e projektit 6 milion dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat