Dako nënshkruan kartën evropiane për barazi të grave dhe burrave në jetën vendore

Durrësi

Dako nënshkruan kartën evropiane për barazi të grave dhe burrave në jetën vendore

Më: 16 mars 2017 Në ora: 23:37
Në një ceremoni të organizuar në Bashkinë e Durrësit

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako nënshkruan kartën evropiane për barazi të grave dhe burrave në jetën vendore.

Në një ceremoni të organizuar në Bashkinë e Durrësit, ku merrte pjesë edhe përfaqësuesi i “UN Ëomen” në Shqipëri David Saunders, Dako tha se nënshkrimi i kësaj karte i obligon që të kenë një pjesëmarrje më të gjerë të grave në institucione dhe të sigurojnë barazinë midis grave dhe burrave, gjë që deri tani sipas Dakos është bërë realitet në administratën e bashkisë ku më shumë se 50 % janë gra.

Shqipëria i bashkohet 33 vendeve të Europës duke nënshkruar në nivel vendor, “Kartën Europiane për Barazi të Grave dhe Burrave në Jetën Vendore”. Bashkia e Durrësit është ndër të parat nga 61 bashkitë e reja në vend që ndërmori një angazhim zyrtar ndaj parimit të barazisë me qëllim arritjen e një jete më të mirë për të gjithë banorët pavarësisht gjinisë.

Karta Evropiane për Barazi të Burrave dhe Grave në Jetën Vendore u drejtohet organeve të qeverisjes vendore dhe rajonale të Europës, të cilat ftohen ta nënshkruajnë dhe të zbatojnë, brenda territorit të tyre, angazhimet e parashtruara në Kartë. Pavarësisht arritjeve kryesore që ka bërë Shqipëria në fushën e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave, mbeten ende shumë sfida që gratë dhe burrat të gëzojnë të drejta të barabarta në jetën shoqërore, politike apo ekonomike. 30 Nenet e Kartës Europiane për Barazi, paraqesin masa se si bashkitë dhe qarqet mund të punojnë për përmirësimin e barazisë gjinore në fusha të ndryshme të kompetencave të tyre.

Me nënshkrimin e këtij dokumenti, bashkia e Durrësit angazhohet publikisht që t? hartoj? dhe miratoj? “Planin e Veprimit p?r Barazi” dhe ta zbatoj? at? n? vazhdim?si duke raportuar rregullisht për ecurinë e këtij plani.

Në të njëjtën kohë bashkia angazhohet të bashkëpunojë me qeveritë lokale dhe rajonale në Europë. Me nënshkrimin e Kartës Europiane, bashkitë në Shqipëri mund të përfitojnë nga praktikat më të mira europiane duke rritur njëkohësisht prezencën e tyre në nivel Europian si dhe bashkëpunimin në fushën e barazisë gjinore. Deri më sot ky dokument është nënshkruar nga 1500 autoritete vendore dhe rajonale në 33 vende të Europës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat