Kufoma e gjetur paraditen e sotme në Durrës i përket një të huaji. Zbardhen detaje

Durrësi

Kufoma e gjetur paraditen e sotme në Durrës i përket një të huaji. Zbardhen detaje

Më: 27 mars 2017 Në ora: 20:29
Kufoma është 1.75 cm i gjatë.

Zbulohen detaje të reja mbi trupin e pajetë që u gjet paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Burime për BW bëjnë me dije se kufoma e gjetur gjatë ditës së sotme nga Patrulla e Kufirit në Bisht Pallë i përket një shtetasi të huaj, ndërsa trupi është dërguar në Tiranë për ekspertizën mjeko-ligjore.

Kufoma është 1.75 cm i gjatë dhe ka të veshur një palë pantallona ngjyrë të zezë, xhup ngjyrë blu të errët, atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbulimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë burime për BW bëjnë me dije se të shtunën u gjet edhe një kufomë tjetër në qytetin bregdetar, ndërsa ende nuk është identifikuar dhe ndodhet prej 3 ditësh në morg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat