Durrës - Dyndje ne bregdet, plazhi është kthyer në shëtitore gjigante

Durrësi

Durrës - Dyndje ne bregdet, plazhi është kthyer në shëtitore gjigante

Më: 2 prill 2017 Në ora: 07:23
Durres

Qindra qytetarë kanë populluar bregdetin e Durrësit këtë fundjavë. Të ardhur dhe nga Kosova e Maqedonia, pushuesit ditorë vlerësojnë klimën buzë detit, ndërsa apelojnë për pastrimin e bregut.

I favorizuar nga koha e qëndrueshme dhe rritja e temperaturave, edhe këtë fundjavë bregdeti i Durrësit është mbushur plot me vizitorë.

Vija bregdetare nga ura e Dajlanit deri në afërsi të pistës Iliria eshte kthyer ne shëtitore gjigante.

Qytetarë durrsakë, nga kryeqyteti por edhe nga Kosova e Maqedonia kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në bregdetin e Durrësit.

Pas disa ditësh në bregdetin e Durrësit do të nisë puna për pastrimin e plazhit.

Kreu i ndërmarrjes komunale të plazhit, qe menaxhon vijen bregdetare, garantoi infrastrukturë bashkëkohore për sezonin e ri turistik veror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat