Dhjetëra zyrtarë të arrestuar në Durrës, shkrihet policia e portit

Durrësi

Dhjetëra zyrtarë të arrestuar në Durrës, shkrihet policia e portit

Më: 17 prill 2017 Në ora: 08:11
Takimi në dhjetor i kreut të Policisë, Haki Çako, me efektivët e Portit

Prokuroria për Krime të Rënda "shkrin" Stacionin e Policisë së Portit Durrës.

Burime të rezervuara shprehën se të paktën 10 punonjës policie, përfshire edhe Shefin e Stacionit policor të Portit janë arrestuar, në vijim të hetimit të nisur pas kapjes së një kamioni me 8 tonë drogë në Itali.

Burimet thonë se janë arrestuar edhe disa doganierë, të dyshuar se kanë krijuar mundësitë për kalimin e kamionit në drejtim të Italisë.

Ky operacion duket se ka qenë edhe qëllimi i vizitës urgjente të premten në Prokurorinë e Durrësit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili shoqërohej nga kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj. Operacioni për arrestimin e tyre është zhvilluar gjatë pasdites së të dielës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat