Trupi i pajetë i deputetit Gjovalin Kadeli mbërrin në portin e Durrësit

Durrësi

Trupi i pajetë i deputetit Gjovalin Kadeli mbërrin në portin e Durrësit

Më: 28 maj 2017 Në ora: 09:33
Gjovalin Kadeli

Ka mbërritur në portin e Durrësit trupi i pajetë i deputeti Gjovalin Kadeli, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë

Deputeti i LSI-së humbi jetën në një spital në Itali ku kishte shkuar për kurim, pasi vuante ga një sëmundje e rëndë.

Deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme. Ai vuante nga pankreasi akut. Mësohet se deputeti i Lezhës ka ndërruar jetë në një spital në Itali.

Deputeti i Lezhës mësohet se ka ndërruar jetë per shkak te problemeve shendetesore në një spital në Itali, ku ishte dërguar me urgjencë për mjekim në fund të marsit të këtij viti.

Gjovalin Kadeli ishte deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama.

Pas largimit të LSI-së nga koalicioni me PD-në, ai i dha votën Berishës për të mbajtur qeverinë. Si shpërblim Berisha e futi në listat e PD-së. Pas marrjes së mandatit të deputetit nga PD, Kadeli u largua drejt LSI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat