Ekzekutimi i Gazmend Çollakut, dëshmojnë shokët e Ervin Dalipajt

Durrësi

Ekzekutimi i Gazmend Çollakut, dëshmojnë shokët e Ervin Dalipajt

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 01:31
Gazmend Çollaku

Kur janë mbushur 1 muaj e gjysmë nga ekzekutimi mafioz i ish-shefit të sektorit ekonomik Ervin Dalipaj, njëherësh dhe ish-të pandehurit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në çështjen e vrasjes së Gazmend Çollakut, në seancën e sotme gjyqësore për krimin e 6 janarit 2016 në Durrës, kanë dëshmuar tre shokët e Dalipaj.

Megjithëse ndaj këtij të fundit seancën e kaluar prokuroria pushoi akuzat për shkak se Dalipaj kishte ndëruar jetë, prokuroria nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj për të thirur si dëshmitarë në procesin gjyqësur me vetëm të pandehurin Denis Shtraza, shokët e ishoficerit të policisë së Shtetit.

Zijadin Allaraj, një ish¬funksionar i Policisë së Shtetit, sot i papunë, ka treguar në procesin gjyqësor që po zhvillohet pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda kundër Denis Shtrazës, se mbrëmjen e 6 janarit 2016, kohë kur është rrëmbyer Gazmend Çollaku në kafe “Porsaidi” në Durrës, Dalipaj ka qënë në shoqërinë e Allarajt dhe disa shokëve të tjerë policë dhe ish-policië. Allaraj ka shtuar se Dalipaj ka ardhur me makinën e tij tek lokali, së bashku me dy persona të tjerë. Sipas dëshmitarit të prokurorisë ka qënë ora 7:30 kur Dalipaj ndodhej me të në një lokal, që ndodhet tek tregu “Elektrik” në Tiranë. Ndërkohë prokuroria pretendon se Dalipaj ka qënë në Durrës në këtë orar, ku dhe ka marrë pjesë së bashku me tre persona në rrëmbimin e Gazmend Çollakut në lokalin “Porsaidi”.

I pyetur nga avokatët e të pandehurit të vetëm në këtë proces gjyqësor,Denis Shtrazës, se sa ishte koha që kishte qëndruar me të ndjerin Ervin Dalipaj, mbrëjen e 6 janarit 2016, dëshmitari Allaraj pohoi se ai ishte takuar me ish-shokun e tij Dalipaj, rreth orës 7:30 dhe kanë qëndruar së bashku deri në orën 22:30. Dëshmitari tregoi para Gjykatës së Krimeve të Rënda se me Ervin Dalipaj njihej për shkak të punës, pasi kur kanë shërbyer së bashku në strukturat e Policisë së Shtetit, Dalipaj e ka pasur vartës, tek komisariati nr.4 në Tiranë. Në seancën e sotme, dëshmuan dhe dy shokët e tjerë të të ndjerit Dalipaj, Ervis Guri dhe Marjan Laca. Këta pohuan se kishin njohje me Dalipaj dhe se mbrëmjen kur është rrëmbyer Gazmend Çollaku në Durrës, Dalipaj ishte me ta në një kafe, që ndodhet pranë tregut elektrik në Tiranë.

Pas këtyre dëshmive, trupi gjykues vendosi të shtyjë procesin gjyqësor për javën e ardhshëm. I vetmi që ndodhet në qeli si i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, është shtetasi Denis Shtraza. Ky i fundit për 1 vit e gjysëm nuk ka pranuar autorësinë e krimit, duke pohuar se me viktimën dikur kanë qënë shokë, dhe se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ai ka qënë në Tiranë. Pavarësisht këtyre pretendimeve, prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur ndaj tij akuzat e "Rrembimit ose mbajtjes peng të personit e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij",e kryer ne bashkepunim, “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftareke" dhe "Mbajtjes pa të drejtë të uniformës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat