Durrës: Gazjellësi TAP, anija e fundit me tuba çeliku mbërrin në kalatën 10

Durrësi

Durrës: Gazjellësi TAP, anija e fundit me tuba çeliku mbërrin në kalatën 10

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 18:59
Ilustrim

Në kalatën 10 të portit të Durrësit mbërrin sot anija “Galene M” me 9263 ton tuba çeliku.

Kjo është anija e fundit me tuba, që mbërrin në portin e Durrësit dhe që po shfrytëzohen për shtrimin e Gazsjellësit TAP në territorin e vendit tonë. “Galene M” është anija e 15-të me tuba, që mbërrin nga muaji prill i vitit të kaluar.

Që prej 15 muajsh, 14 anije të tjera tregtare kanë sjellë në portin e Durrësit mbi 125 mijë ton tuba çeliku gjithsej, që do t’i shërbejnë Gazjellësit. Përpunimi i anijeve dhe makinerive për gazjellësin TAP ka nisur më 4 prill të vitit të kaluar në Terminalin Lindor të portit më të madh të vendit.

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) do të nisë në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë. Nga kjo pikë TAP-i do të vazhdojë në pjesën tokësore, duke përshkuar të gjithë territorin e Greqisë së Veriut, që është dhe pjesa më e gjatë, dhe më pas për 215 km do të vazhdojë drejt perëndimit përmes Shqipërisë deri në bregdetin e Adriatikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat