Koka: Fitorja e LSI-së nis nga Durrësi

Durrësi

Koka: Fitorja e LSI-së nis nga Durrësi

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 20:21
Durrës

I pari i Durrësit që kandidon në radhët e LSI-së në zgjedhjet e 25 qershorit, Lefter Koka, është shprehur i sigurt se në LSI do të fitojë zgjedhjet.

Ai tha se atë çfarë i ka bërë Durrësit Rilindja nuk ja kanë bërë as pushtuesit.

“Unë jam i sigurt që me datë 26 qershor dhe Bulevardi i Ri nuk do të dal për të festuar fitoren e LSI-së. Është një qytete i cili di të besojë. Durrësin nuk mundën që të shkatërrojnë as turqit, dhe as armiqt më të mëdhenj, por e shkatërroj Rilindja. Durrës ka nevojë për LSI-në. Gara jonë nuk është me kundërshtarët. Garën e kemi me njëri-tjetrin. Unë jam në garë me presidentin  e zgjedhur. Durrësi do të jetë lokomotiva e fitores në zgjedhje.”, -tha Koka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat