Basha: Në 25 qershor çlirojmë Durrësin nga bandat, votoni për ekonominë

Durrësi

Basha: Në 25 qershor çlirojmë Durrësin nga bandat, votoni për ekonominë

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 19:13
Basha në Durres

Partia Demokratike përbylli sot fushatën elektorake edhe në qytetin e Durrësit.  Basha kërkoi votën e banorëve të qytetit bregdetar për një ekonomi më të sigurt dhe të ardhura më të shumta për familjet e tyre.

Basha: Ditën e dielë amfiteatri i përplasjes, zgjedhjeve dhe përballjes do jetë mes dy mundësive, mundësisë së vetme që krijoi dhe na la trashëgim qeverisja e korruptuar, inkriminuar dhe dështuar e Edi Ramës ose votën për Republikën e Re dhe të nesërmen e sigurt.Miliarda lekë hodhen në betonin e Durrësit, qyteti që ka një orë ujë. Këto janë prioritetet e gabuara të Edi Ramës që rriti taksat, çmimin e naftës dhe energjisë. Pas katër vitesh uni vjen këto katër javët e fundit sikur nuk ishte ai Kryeministri.

Kur e hapim frigoriferin gjithmonë në frigorifer është Edi Rama, se në frigorifer gjithmonë është qeveria. Kur figoriferi është bosh, është zbrazur, është koha për të votuar për ikjen e qeverisë. Frigoriferët e shqiptarëve janë bosh, tavolinat janë bosh, xhepat e shqiptarëve janë bosh, koha për Edi Ramën ka mbaruar, ndëshkojeni me votë në 25 qershor. Asgjë nuk e fsheh dot dështimin e tij. Në këto zgjedhje vetëm një parti ka planin ekonomik për ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë. Vetëm një koalicion mund ta bëjë këtë, PD, numri 6, Republika e re.

Nuk mund ta ndalim hemoragjinë e Durrësit dhe Shqipërisë pa ndërtuar një ekonomi të fortë. Dhe kjo nuk mund të bëhet me taksat më të larta në Ballkan, çmimet më të larta, TVSH më të lartë. Është ora të marrim përgjegjësi të gjithë së bashku, demokratë dhe opozitarë të bashkuar po se po, por edhe qytetarë të pavendosur dhe socialistë.

 Basha votën e durrsakëve e kërkoi edhe për më shumë rend dhe siguri. Në 25 qershor, tha ai, ky qytet do të çlirohet nga bandat që e kanë kthyer Durrësin në çifligun e tyre.

Basha: Të ardhurat kurrë më nuk do destinohen për betonin e Gjushit, koncesionet dhe tenderat e oligarkëve të korruptuar dhe as privatizimet në duart e bandave që e konsideruan dhe e kthyen Durrësin në çifligun e tyre në këto katër vite. Në 25 qershor Durrësi do të çlirohet nga bandat, do kthejmë rendin dhe  sigurinë dhe do ti shtypim me forcën e plotë të ligjit. Askush nuk do ti bëjë më karshillëk qytetarëve të Durrësit, asnjë hije rëndë as një fytyrë e vrerosur e krimit nuk do të trembë më nënat dhe baballarët dhe kërcënojë sigurinë e fëmijëve durrsakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat