Numërimi në Durrës, mbeten dhe 43 kuti

Durrësi

Numërimi në Durrës, mbeten dhe 43 kuti

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 12:26
ilustrim

Në Durrës vijon numërimi për nxjerrjen e rezultatit përfundimtar, ndërsa deri tani grupet e numërimit kanë lexuar 417 kuti, ndërsa gjithsej janë për t’u numëruar 460 kuti.

Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste (PS) ka siguruar 65.964 vota ose 49,58 % që përkthehet në 8 mandate. Pason Partia Demokratike (PD) me 38.515 vota, ose 28,95 % që përkthehet në 4 mandate.

Në vendin e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) me 20.593 vota ose 15,48 % e përkthyer në 2 mandate.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) numëron 3 980 vota, ose 2,99 % dhe Partia Lista e Barabartë LIBRA) numëron 1 394 vota pse 1,05 %.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat