Gjendet një 6-vjeçar i humbur në Durrës... policia apel familjarëve (Foto e djalit)

Durrësi

Gjendet një 6-vjeçar i humbur në Durrës... policia apel familjarëve (Foto e djalit)

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 19:10
Policia e Durresit

Një i mitur 6 vjeçar është gjetur ditën e sotme në Durrës nga efektivët e policisë.

Sipas të dhënave të mundësuara nga blutë, djali dyshohet të jetë Mateo Piperi, banues në Tiranë. 

Sa i përket tipareve Mateo është rreth 1 m i gjatë, me tipare të zeza, flokë të prera shkurt ngjyrë të zezë dhe një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu. 

Aktualisht vogëlushi gjendet në ambientet e Stacionit të Policisë Plazh në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu policia ka vënë në dispozicion këtë numër telefoni 0694110217 për çdo person që bashkëpunon për gjetjen e familjarëve të 6-vjeçarit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës, më 08.07.2017. 

Më datë 08.07.2017, në lagjen Nr. 13, Plepa është gjetur nga Efektivet e Stacionit të Policisë Plazh një fëmijë I mitur , I seksit mashkull. Nga veprimet e deritanishme dyshohet se shtetasi e ka emrin Mateo Piperi, 6 vjeç, banues në Tiranë. Është rreth 1 m i gjatë, me tipare të zeza, flokë të prera shkurt ngjyrë të zezë dhe një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu. Fëmija është në ambientet e Stacionit të Policisë Plazh në gjendje të mirë shëndetësore. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e çdo shtetasi, I cili ka ndonjë informacion mbi familjen e fëmijës së gjetur të kontaktojnë në numrin 0694110217.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat