PD e Durrësit peticion për ndërprerjen e garës për kryetar

Durrësi

PD e Durrësit peticion për ndërprerjen e garës për kryetar

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 16:20
Peticioni

177 anëtarë të degës së Partisë Demokratike të Durrësit kanë firmosur peticionin nëpërmjet të cilit kërkojnë ndërprerjen e garës për kryetar duke e konsideruar atë në shkelje të statutit të partisë.

Demokratët e Durrësit e konsiderojnë procesin një farsë.

Në peticion thuhet se farsa, zgjedhjet e imponuara, përjashtuese, konfliktuale mund të çojnë më e pakta në formalitet gare dhe formalitet opozitarë dhe më e shumta në ndarje të partisë me pasoja të rënda për të djathtën.

Kjo lëvizje e demokratëve të Durrësit vjen pas peticioneve të firmosura nga anëtarësia në Korçë dhe Vlorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat