14-vjeçari nga Durrësi largohet nga shtëpia

Durrësi

14-vjeçari nga Durrësi largohet nga shtëpia

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 10:31
Policia e Durresit

Një i mitur nga Durrësi është larguar nga shtëpia ditën e djeshme dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Lajmin e ka bërë me dije policia e Durrësit, e cila ka njoftuar se babai i tij, 48-vjeçari me iniciale R.R. ka denoncuar në policia zhdukjen e djalit. 

Policia ka nisur punën për gjetjen e 14-vjeçarit me iniciale E.R. Ndërsa, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së  Rrethit  Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat