Gratë kapen për flokësh në mes të Durrësit, arsyeja e sherrit do t'ju lërë pa fjalë

Durrësi

Gratë kapen për flokësh në mes të Durrësit, arsyeja e sherrit do t'ju lërë pa fjalë

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 13:36
Pamje nga video

Kushtet ekonomike janë shkaku kryesor i thuajse çdo konflikti dhe vetëvrasjeje. 

Nuk është e lehtë të vësh veten në pozita të vështira që mund të të rrezikojnë bukën, por kur je “me barkun bosh” nuk është se mendon shumë për negociata.

Në qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm janë zënë me njëra tjetrën tre gra. Arsyeja e konfliktit sipas qytetarit që ka dërguar videon për JOQ.al ishte ndarja e zonave.

Gratë i përkasin komunitetit rom dhe ato kanë bërë sherr me njëra-tjetrën për shkakun se kishin hyrë në ku “lyp” njëra dhe jo tjetra.

Fatkeqësisht komuniteti rom është i margjinalizuar në Shqipëri dhe shteti nuk është se ka ndonjë politikë që u vjen në ndihmë. Puna e vetme që i sheh të bëjnë është shitës ambulantë, por që tashmë bashkitë po i  “zhdukin”, mbledhje kanoçesh, por edhe këtë ua kanë ndaluar e kësisoj që i lë praktikisht pa asgjë.

Videoja e sherrit:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat