Durrës, digjet dera e kishës katolike

Durrësi

Durrës, digjet dera e kishës katolike

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 12:44
Kisha Katolike Domenikane në Durrës

Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të djegin Kishën Katolike Domenikane në Durrës.

Mesnatën e kaluar, pasi kanë hyrë brenda rrethimit të kishës, autorët i kanë vënë zjarrin derës kryesore të kishës “Shën Dominiku”, që ndodhet në lagjen 17 të qytetit bregdetar, në zonën e ish-kënetës.

Famulltari i Famullisë së Shën Domenikut, Bernard Caurana, e konsideron këtë një akt barbar dhe të qëllimshëm, pa mundur të ngrejë dyshime mbi persona konkretë: “Na vjen keq për këtë akt. Gjithsesi, na ngushëllon fakti që po ecim përpara dhe nuk është diçka që na pengon në ecjen tonë shpirtërore”.

Nga mbetjet në vendngjarje, rezulton se autorët kanë përdorur mjete rrethanore, si goma e letra për të ndezur zjarrin që dëmtoi derën kryesore të kishës, ndërsa me shuarjen e zjarrit nga ndërhyrja e zjarrfikëseve u bë ndërprerja e dëmtimit të mëtejshëm të këtij objekti të kultit fetar në Durrës.

Grupi hetimor në vendngjarje ka kryer veprimet proceduriale dhe vijon punën për të zbardhur këtë akt të rëndë dhe identifikuar e kapur autorët e tij.

Prania e domenikanëve në Durrës e ka zanafillën që në Mesjetë, me ndërtimin e Kuvendit të Domenikanëve, ku numëroheshin rreth 100 fretër.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat