Bjondia nga Durrësi denoncon makinën e vjedhur, më pas zbulohet e vërteta shokuese

Durrësi

Bjondia nga Durrësi denoncon makinën e vjedhur, më pas zbulohet e vërteta shokuese

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Një vajzë e re në Durrës i është drejtuar disa ditë më parë policisë së Durrësit pasi pretendonte se i kishin vjedhur makinën.

Vajza në fjalë me inicialet Sh.H., ka kallëzuar në polici rreth orës 10:00 se i kanë vjedhur makinën tip “Peugeot”.

Pas hetimeve, policia bëri me dije se makinë e të resë nuk ishte vjedhur nga hajdutët.

Vetë vajza është drejtuar pastaj në polici ku ka deklaruar se e ka gjetur makinën dhe se nuk ia kishin vjedhur, thjesht ajo kishte harruar vendin ku e kishte parkuar atë.

Materialet për çështjen në fjalë iu referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat