Devijohet sërish trafiku në autostradë në drejtimin Durrës-Tiranë - Bota Sot
Devijohet sërish trafiku në autostradë në drejtimin Durrës-Tiranë

Durrësi

Devijohet sërish trafiku në autostradë në drejtimin Durrës-Tiranë

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 08:52
Autostrada Tiranë-Durrës

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se sot ora 5:30 do të vazhdojë punën me ndërhyrjen në segmentin e parafundit të autostradës, Maminas – Vorë, por në drejtimin Durrës-Tiranë.

Lëvizja e mjeteve në drejtimin Tiranë-Durrës do të vazhdojë normalisht ndërsa mjetet që lëvizin nga Durrësi në drejtim të Tiranës do devijohen në rrugën dytësore nga Maminasi deri në Vorë.

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve që përdorin këtë aks dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë ndërsa tanimë nderhyrja për riparimin e shtresave asfaltike po shkon drejt fundit, në përputhje me atë çka është paralajmëruar që në nisjen e punimeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera