Futet për tu larë në det, 58-vjeçari humb ndjenjat në ujë

Durrësi

Futet për tu larë në det, 58-vjeçari humb ndjenjat në ujë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 16:20
Plazhi i Durrësit

Një 58-vjeçar i cili kishte ardhur në qytetin e Durrësit për të kaluar disa ditë pushimi në plazh, ka rrezikuar të mbytet.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku shtetasi B.I., banues në Peshkopi është futur për tu larë në det dhe ka humbur ndjenjat.

Sipas burimeve zyrtare, 58-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat