Plazhi i Durrësit pa drita, dëmton kabullin teksa rregullonte avllinë

Durrësi

Plazhi i Durrësit pa drita, dëmton kabullin teksa rregullonte avllinë

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 15:25
Durrës

Ndonëse është piku i sezonit turistik një pjesë e plazhit të Durrësit ka vuajtur mungesën e energjisë elektrike këtë të diel.

Shkak është bërë shkëputja e linjës së transmetimit gjatë gërmimeve për ndërtimin e një muri rrethues përpara një ndërtese. Fatjon Xh., teksa punonte privatisht pranë banesës së tij, ka dëmtuar fiderin 20 kV, i cili furnizon me energji elektrike zonën e Shkallnurit (pranë zonës së Plazhit, Plepa, Durrës).

Menjëherë pas konstatimit të dëmit, OSHEE Durres kreu denoncimin në polici ndaj personit, i cili aktualisht ndodhet në komisariat, ndërsa nga ana e teknikëve tanë po punohet për riparimin e dëmit dhe rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat